Informata rreth sportit të xhudos:

Qfarë është Xhudo?

Mirësevini në botën e xhudos!
Xhudo është sport luftarak i cili praktikohet nga më shumë se 100 milionë njerëz në më shumë se 200 shtete në mbarë botën.
Xhudo mund të kuptohet në mënyra të shumta nga njerëz të ndryshëm:art luftarak,sport dhe për disa edhe mënyrë e jetesës.

  • Xhudo është sport që praktikohet nga meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave.
  • Xhudo sa është kënaqësi dhe aktivitet energjik po aq është ushtrim relaksues dhe qetësues.
  • Xhudo ndihmon drejt edukimit të fëmijëve,
  • Xhudo zhvillon afësitë filozofike, prandaj është e rrënjosur në kulturën japoneze.
  • Xhudo është formë e shkelqyer e vetëmbrojtjes, por gjithashtu zhvillon aftësitë e menaxhimit të konfliktit.
  • Xhudo është sport që të dërgon drejt lojërave olimpike.
  • Xhudo ka një gamë të gjerë të apelit, si një sport, një art, një disiplinë, një kalim kohe rekreative, një aktivitet shoqëror, një program palestër, një mjet vetë-mbrojtës, dhe një mënyrë e jetës.

Shiritat e xhudos:

Historia e xhudos

Fjala japoneze “Judo” ka domethënien “mënyrë e lehtë”.
Xhudo u themelua në vitin 1882 në Japoni nga një studiues i ri i quajtur Jigoro Kano (1860-1938).

Historia e xhudos Kosovare

Historia e sportit të Xhudos daton nga fundi i viteve të 60’ta dhe si themeltar mund të llogaritet Prof Dr. Alajdin Alishani i cili edhe ka hapur klubin e parë në vitin 1968. Gjatë kësaj periudhe deri në vitin 1970 përveç klubit Akademiku i themeluar nga Z. Alishani ishin formuar edhe dy klube të tjera njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Gjilan e poashtu kishte filluar edhe klubi i xhudos pranë shkollës së punëve të brendshme!

   Në vitin 1970 poashtu u themelua edhe Lidhja e Xhudos së Kosoves kryetar i së cilës u zgjodh Prof. Alajdin Alishani. Shumë shpejt pas kësaj kanë filluar edhe garat e nivelit krahinor dhe republikan të asaj kohe. Nga viti 1971 janë organizuar të gjitha garat për gjitha grupmoshat e poashtu vlenë të ceket se në fillet e tijë sporti i Xhudos praktikohej edhe nga gjinia femërore që në atë kohë nuk ishte edhe aq e zakonshme që femrat të merreshin me sport e aq më pak me ndonjë sport luftarak.

  Shumë shpejt pas themelimit të Lidhjes së xhudos Kosovare vijnë edhe rezultatet e para nga garuesit nga Kosova! Rezultatet që duhet të theksohen janë sidomos ato të arritura në Kampionatet Federative të arritura që nga viti 1972 e tutje nga xhudistet: Hajrullah Ternava, Tahir Jusufi, Selatin Xhemshiti, Mevlud Arifi, Sylejman Kuka e shumë xhudist tjerë pasardhës të këtyre kolosëve të këmbëve të para!

Disa shkrime të gazetave të asaj kohe për xhudon: