Seminari për trajnerë, licensimi i trajnerëve në nivel kombëtar, pjesa e parë.

Ka përfunduar me sukses seminari për trajnerë, licensimi i trajnerëve në nivel kombëtar, pjesa e parë, në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Koordinator i Seminarit është trajneri Driton Kuka.

Udhëheqës të Seminarit janë: Felipe Sanchez Llanes, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Presidenti i Federatës së xhudos së Kosovës, Agron Kuka, i përgëzoi dhe i falënderoi të gjithë trajnerët që përfunduan pjesën e parë të Seminarit për licensimin e trajnerëve në nivel kombëtar, ai poashtu i inkurajoj që të vazhdojnë edhe në pjesën e dytë të seminarit.

Atje morën pjesë këta trajnerë nga Kosova:

Shahin Behrami, Admirim Sahara, Kreshnik Haxhiu, Mustafë Veseli, Anes Veseli, Leart Gashi, Idriz Mehmeti, Blenard Begu, Mal Musa, Zymer Zeka, Ervin Mema, Fatmir Salihaj, Ermal Salihaj, Burim Fetahu, Korab Morina, Xhevahire Kuka, Linda Cena, Kastriot Cena, Aktina Osa, Bardh Kelmendi, Betim Kokollari, Vendim Rraci, Besfort Nallbani.

Ky Seminar zhvillohet në kuadër të Projektit “Kosova, Shtet i Xhudos”.

Leave a Comment