TURNEU NDËRKOMBËTAR 🇦🇱“ADEM JASHARI” 🇽🇰 2022

Sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë është mbajtur turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” ku morën pjesë mbi 100 garues.
Ky turne është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Polici” nga Prishtina.
Turneu është zhvilluar për këto grupmosha: Kadet dhe Senior.
Nga Kosova pjesmarrëse kanë qenë këto klube: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Kastrioti”.
Përpos këtyre klubeve morën pjesë shtetet si: Mali i zi, Sllovakia, Maqedonia, Bullgaria, Greqia.
Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.
Garuesi më i mirë për meshkuj u shpall Dion Sharapolli nga KXh “Ippon” Pejë, garuesja më e mirë për femra u shpall Vedrana Prascevic nga Mali i zi.
Klubi më i suksesshëm me 10 medalje të arta, asnjë të argjendtë dhe 2 të bronzta u shpall KXh “Ippon” Pejë, me 5 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 3 të bronzta në vendin e dytë u radhit KXh “Polici” Prishtinë, me 1 medalje të artë, 1 të argjendtë, dhe 1 të bronztë në vendin e tretë radhitet KXh “Trepca” Mitrovicë dhe me 1 të artë, 1 të argjendtë, 1 të bronztë në vendin e tretë radhitet KXh “Sankaku” Fushë Kosovë.
Nga shtetet e jashtme, shteti më i suksesshëm u shpall Bullgaria me 3 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 3 të bronzta.

Fituesit e medaljeve të arta sipas grupmoshave dhe kategorive:

Kadet (U18):

Meshkujt

Kategoria -50 kg
1.Uvejs Nesimi ”Trepca” Mitrovicë

Kategoria -55 kg
1.Andi Reshitaj ”Ippon” Pejë

Kategoria -60 kg
1.Florian Gërguri ”Polici” Prishtinë

Kategoria -66 kg
1.Dion Sharapolli “Ippon” Pejë

Kategoria -73 kg
1.Preslav Petrov Bullgari

Kategoria -81 kg
1.Diar Jashari “Polici” Prishtinë

Kategoria -90 kg
1.Teodor Todorov Bullgari

Kategoria +90 kg
1.Daniel Bendas Sllovaki

Femrat

Kategoria -44 kg
1.Bleona Gashi “Sankaku” Fushë Kosovë

Kategoria -48 kg
1.Daniela Aleksovska Maqedoni

Kategoria -52 kg
1.Sara Osmani ”Polici” Prishtinë

Kategoria -57 kg
1.Vedrana Prascevic Mali i zi

Kategoria -63 kg
1.Rrezarta Alimi ”Polici” Prishtinë

Kategoria -70 kg
1.Andrea Turcinovic Mali i zi

Kategoria -78 kg
Jovana Mrvaljevic Mali i zi

Senior:

Meshkujt

Kategoria -60 kg
1.Andi Reshitaj ”Ippon” Pejë

Kategoria -66 kg
1.Dion Sharapolli ”Ippon” Pejë

Kategoria -73 kg
1.Kristian Dobrev Bullgari

Kategoria -81 kg
1.Dardan Cena ”Ippon” Pejë

Kategoria -90 kg
1.Arbër Kullashi ”Ippon” Pejë

Kategoria -100kg
1.Rios Kuka ”Ippon” Pejë

Kategoria +100kg
1.Shpati Zekaj ”Ippon” Pejë

Femrat

Kategoria -48 kg
1.Teodora Dimeska Maqedoni

Kategoria -52 kg
1.Sara Osmani ”Polici” Prishtinë

Kategoria -57 kg
1.Dëbora Gjakova ”Ippon” Pejë

Kategoria -63 kg
1.Flaka Loxha ”Ippon” Pejë

Kategoria -70 kg
1.Dejana Mrvajlevic Mali i zi

Kategoria -78 kg
1.Jovana Mrvaljevic Mali i zi

Leave a Comment