TURNEU NDËRKOMBËTAR “PEJA OPEN” 2022

Sot në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë është mbajtur turneu ndërkombëtar i xhudos “Peja Open”, turne që u organizua për herë të parë.
Në këtë turne morën pjesë mbi 100 garues nga 5 shtete e ato ishin: Turqia, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia dhe Kosova.

Ky turne është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Kano” nga Peja.

Në këtë turne ishte prezent selektori, trajneri më i mirë në botë Driton Kuka i cili e hapi garën dhe e përcolli nga afër.

Çdo gjë kaloj mirë dhe përfundoi me sukses në këtë garë.

Turneu është zhvilluar për këto grupmosha: Kadet dhe Senior.

Pjesmarrës kanë qenë klubet e Kosovës: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Studenti”, KXh “Kastrioti” si dhe ekipet nga Turqia, Shqipëria, Mali i zi dhe Maqedonia.

Garuesi më i mirë i turneut ndërkombëtar “Peja Open” 2022 u shpall Dardan Cena nga KXh “Ippon” të cilit iu nda kupa, kurse në shenjë nderi e respekti iu nda kupa edhe ekipit nga Shqipëria.

Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Fatmir Salihaj dhe Linda Cena. Klubi më i suksesshëm për meshkuj dhe femra me 11 medalje të arta, 4 të argjendta dhe asnjë të bronztë ishte KXh “Ippon” Pejë, me 3 medalje të arta, asnjë të argjendtë dhe asnjë të bronztë në vendin e dytë u radhit Turqia, me 2 medalje të arta, 5 të argjendta, dhe 2 të bronzta në vendin e tretë radhitet Shqipëria dhe me 2 të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta në vendin e tretë radhitet Maqedonia.

Falenderojmë sponsorët e Federatës dhe Ekipit Olimpik: 

ETC – Elkos Trading Center

Gorenje Department Store

Auto Sherreti

AFK Agjencioni për Financim në Kosovës

Dent Fix

Falenderojmë edhe sponsorët që na ndihmuan në organizimin e këtij turneu: 

Banka Ekonomike
Rusolia Travel
MINIMAX-SPORT-Pejë
Prive Lounge&Bar
TOP Reklama
Komuna e Pejës

Fituesit e medaljeve të arta sipas grupmoshave dhe kategorive:

Kadet (U18): Meshkujt

Kategoria -50kg

1.Uvejs Nesimi “Trepca” Mitrovicë

Kategoria -55kg

1.Andi Reshitaj “Ippon” Pejë

Kategoria -60 kg

1.Mihail Stojanovski Maqedoni

Kategoria -66 kg

1.Dion Sharapolli ”Ippon” Pejë

  Kategoria -81 kg

1.Jon Veseli “Sankaku” Fushë Kosovë

Kategoria +90 kg

1.Blin Kuka “Ippon” Pejë

Femrat

Kategoria -44 kg

1.Tea Nastoska Maqedoni

Kategoria -48 kg

1.Riana Muharremi ”Polici” Prishtinë

Kategoria -52 kg

1.Sara Osmani ”Studenti” Vushtrri

Kategoria -57 kg

1.Bleona Gerxhaliu “Studenti” Vushtrri

Kategoria -63 kg

1.Rrezarta Alimi “Polici” Prishtinë

Kategoria -70 kg

1.Nora Begu “Trepca” Mitrovicë

Kategoria +70 kg

1.Ruvejda Llonqari ”Ippon” Pejë


Senior: Meshkujt

Kategoria -60 kg

1.Xhoan Byberi Shqipëri

Kategoria -66 kg

1.Dion Sharapolli ”Ippon” Pejë

Kategoria -73 kg

1.Loris Sharapolli “Ippon” Pejë

Kategoria -81 kg

1.Dardan Cena “Ippon” Pejë

 Kategoria -90 kg

1.Blin Kuka “Ippon” Pejë

Kategiria -100 kg

1.Rios Kuka ”Ippon” Pejë

Femrat

Kategoria -52 kg

1.Ebru Sahin Turqi

Kategoria -57 kg

1.Irem Korkmaz Turqi

Kategoria -63 kg

1.Flaka Loxha ”Ippon” Pejë

Kategoria -70 kg

1.Minel Akdeniz Turqi

Kategoria -78 kg

1.Loriana Kuka ”Ippon” Pejë

Leave a Comment