Klubi i xhudos “Ippon” dhe Klubi i xhudos “Sankaku” morën pjesë në turneun ndërkombëtar “Apolon Open” që u mbajt në Maribor të Sllovenisë.


Dje u mbajt turneu ndërkombëtar “Apolon Open” në Maribor të Sllovenisë për grupmoshat U12, U14, U16 dhe U18, ku garuesit kosovar u stolisen me 5 medalje.

Pjesëmarrës atje ishin mbi 800 garues dhe afro 100 klube nga Evropa me një konkurrencë mjaft të fortë.

Nga klubi “Ippon” në këtë turne morën pjesë 9 garues, kurse nga “Sankaku” 1 garues, nga të cilët 5 garues u stolisen me medalje të bronzta, 2 vende të pesta dhe 2 të shtata.

Bashkë me ta kanë udhëtuar trajnerët Fatos Tabaku dhe Mustafë Veseli.

Të bronzta🥉:

Jon Kuka U14 -38 kg 🥉
Sidorela Dodaj U16 -44 kg 🥉
Enise Zijade U16 -48 kg 🥉
Fiona Kuka U16 -57 kg 🥉
Andi Reshitaj U16 -55 kg 🥉

Vendet e 5️⃣-ta:

Dion Sharapolli U18 -66 kg 5️⃣
Jon Veseli U18 -73 kg 5️⃣

Vendet e 7️⃣-ta:

Noar Kuka U14 -50 kg 7️⃣
Erlule Musaj U16 -52 kg 7️⃣

Leave a Comment