Akil Gjakova (-73kg) sot është renditur i 5-ti pas 3 fitoreve e 1 humbje në Grand Slam Baku.

Gjakova në ndeshjen e parë mposhti me Ippon në vazhdime romunin Alexandru Raicu.

Në ndeshjen e dytë ai mposhti me 3 denime për Ippon garuesin portugez Nuno Saraiva.

Akili në çerekfinale humbi në vazhdime me Wazaari nga izraeliti Tohar Butbul.

Pas kësaj Gjakova u kualifikua të ndeshej në repesazh ku fitoi ndeshjen e parë kundër moldavit Victor Sterpu.

Akili për medalje të bronztë humbi me Ippon nga Nënkampioni Botëror dhe Olimpik, garuesi nga Azerbajxhani Rustam Orujov.

Nesër ndeshet Loriana Kuka (-78kg), të cilës i urojmë suksese.