Kampionati i Kosovës për Senior 2024

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë është mbajtur Kampionati i Kosovës për Senior.
Kampionati është organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” nga Peja. Kampionati është zhvilluar për grupmoshën e Seniorëve.

Pjesmarrës kanë qenë këto klube:
1.Klubi i xhudos “Ippon” Pejë;
2.Klubi i xhudos “Trepça” Mitrovicë;
3.Klubi i xhudos ”Llapi” Podujevë;
4.Klubi i xhudos “Polici” Prishtinë;
5.Klubi i xhudos “Sankaku” Fushë Kosovë;
6.Klubi i xhudos “Kastrioti” Ferizaj;
7.Klubi i xhudos “Prishtina” Prishtinë;
8.Klubi i xhudos “Gjilani” Gjilan;
9.Klubi i xhudos “Peja” Pejë;
10.Klubi i xhudos “Ippon – B” Pejë.

Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.
Prezent në këtë Kampionat ishte trajneri dhe selektori i ekipit kosovar Driton Kuka, sekretari i përgjithshëm Korab Morina dhe disa nga anëtarët e Bordit të cilët i përcollën ndeshjet nga afër.

Kampionati kaloi mirë e me sukses, kishte ndeshje të forta dhe interesante, në një atmosferë të bukur sportive.

Klubi më i suksesshëm me 10 medalje të arta, 3 të argjendta dhe asnjë të bronztë u shpall klubi i xhudos “Ippon” Pejë, me 2 medalje të arta, asnjë të argjendtë dhe asnjë të bronztë në vendin e dytë u radhit Klubi i xhudos “Sankaku” Fushë Kosovë, me 1 medalje të artë, 2 të argjendta dhe asnjë të bronztë në vendin e tretë radhitet Klubi i xhudos “Polici” Prishtinë dhe me 1 të artë, asnjë të argjendtë dhe asnjë të bronztë në vendin e tretë radhitet Klubi i xhudos “Ippon-B” Pejë.

Fituesit e medaljeve të arta sipas kategorive:
Meshkujt
Kategoria -60 kg
1.Andi Reshitaj ”Ippon” Pejë
Kategoria -66 kg
1.Muhamedin Veseli “Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -73 kg
1.Loris Sharapolli ”Ippon – B” Pejë
Kategoria -81 kg
1.Dardan Cena ”Ippon” Pejë
Kategoria -90 kg
1.Anes Veseli ”Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -100kg
1.Rios Kuka ”Ippon” Pejë
Kategoria +100kg
1.Shpati Zekaj “Ippon” Pejë

Femrat
Kategoria -48 kg
1.Estea Arifaj “Ippon” Pejë
Kategoria -52 kg
1.Distria Krasniqi “Ippon” Pejë
Kategoria -57 kg
1.Fatjona Kasapi “Ippon” Pejë
Kategoria -63 kg
1.Rrezarta Alimi ”Polici” Prishtinë
Kategoria -70 kg
1.Laura Fazliu “Ippon” Pejë
Kategoria -78 kg
1.Loriana Kuka “Ippon” Pejë
Kategoria +78 kg
1.Ruvejda Llonqari “Ippon” Pejë

Leave a Comment