Në Palestrën e sportit të Shkollës së mesme të mjekësisë “Imperium” në Bardhosh është mbajtur turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” ku morën pjesë mbi 100 garues.
Ky turne është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Polici” nga Prishtina.
Turneu është zhvilluar për këto grupmosha: Kadet dhe Senior.
Nga Kosova pjesmarrësë kanë qenë këto klube: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Kastrioti”, KXh “Gjilani”, KXh “Ippon B”, KXh “Prishtina”.
Përpos këtyre klubeve morën pjesë shtetet si: Bosnja dhe Hercegovina, Mali i zi, Sllovakia, Maqedonia, Bullgaria, Polonia.
Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.
Garuesi më i mirë për meshkuj u shpall Andi Reshitaj nga KXh “Ippon” Pejë, garuesja më e mirë për femra u shpall Johanna Klinger nga Bosnja e Hercegovina.
Klubi më i suksesshëm me 4 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 2 të bronzta u shpall KXh “Ippon” Pejë, me 3 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë në vendin e dytë u radhit KXh “Polici” Prishtinë, me 3 medalje të arta, 2 të argjendta, dhe asnjë të bronztë në vendin e tretë radhitet KXh “Trepca” Mitrovicë dhe me 3 të arta, asnjë të argjendtë, asnjë të bronztë në vendin e tretë radhitet KXh “Sankaku” Fushë Kosovë.
Nga shtetet e jashtme, shteti më i suksesshëm u shpall Sllovakia me 3 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë.
Medalistët e artë sipas grupmoshave dhe kategorive:
Kadet (U18):
Meshkujt
Kategoria -50 kg
1.Furkan Kelmendi ”Ippon” Pejë
Kategoria -55 kg
1.Uvejs Nesimi ”Trepca” Mitrovicë
Kategoria -60 kg
1.Andi Reshitaj ”Ippon” Pejë
Kategoria -66 kg
1.Abid Kurpejovic Mali i zi
Kategoria -73 kg
1.Jon Veseli “Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -81 kg
1.Kosta Panayotov Bullgari
Kategoria -90 kg
1.Ermir Bytyqi “Kastrioti” Ferizaj
Kategoria +90 kg
1.Amin Prentic Mali i zi
Femrat
Kategoria -44 kg
1.Bleona Gashi “Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -48 kg
1.Besjana Gashi ”Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -52 kg
1.Riana Muharremi ”Polici” Prishtinë
Kategoria -57 kg
1.Sofia Ganoska Sllovaki
Kategoria -63 kg
1.Blanka Zbylut Poloni
Kategoria -70 kg
1.Johanna Klinger Bosnjë dhe Hercegovinë
Senior:
Meshkujt
Kategoria -60 kg
1.Andi Reshitaj ”Ippon” Pejë
Kategoria -66 kg
1.Petar Kozul Bosnjë dhe Hercegovinë
Kategoria -73 kg
1.Refik Beciragic Mali i zi
Kategoria -81 kg
1.Festim Beqiri ”Trepca” Mitrovicë
Kategoria -90 kg
1.Martin Jusko Sllovaki
Kategoria -100kg
1.Darian Faletar Bosnjë dhe Hercegovinë
Kategoria +100kg
1.Qendrim Daka ”Trepca” Mitrovicë
Femrat
Kategoria -48 kg
1.Teona Nastoska Maqedoni
Kategoria -52 kg
1.Sara Osmani ”Polici” Prishtinë
Kategoria -57 kg
1.Sofia Ganovska Sllovaki
Kategoria -63 kg
1.Flaka Loxha ”Ippon” Pejë
Kategoria -70 kg
1.Rrezarta Alimi ”Polici” Prishtinë
Kategoria +78 kg
1.Aleksandra Najdoska Maqedoni

Leave a Comment