Për herë të parë në Kosovës, është mbajtur Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos Open Prishtina 2023, me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. 27 shtete të Evropës morën pjesë me 42 xhudistë në garë.

Kosova bindshëm triumfoi edhe në këtë Kampionat ku Akil Gjakova fitoi medaljen e artë kurse Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena fituan medalje të bronzta.

Falenderojmë Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeminstrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Zëvendëspresidentin e Unionit Evropian të Xhudos, Otto Kneitinger që na nderuan me pjesëmarrje dhe fjalime gjatë ceremonisë së hapjes. Falenderojmë Unionin Evropian të Xhudos që ndau dy çmime speciale për Kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka dhe Kampionën Olimpike, Majlinda Kelmendi. Gjithashtu, falenderojmë ansamblin “Rugova” për performansën fantastike!

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Leave a Comment