Vendi i parë dhe medalje ari për Distria Krasniqin. Vendi i tretë dhe medalje bronzi për Akil Gjakovën. Vendi i pestë për Nora Gjakovën e i shtati për Dardan Cenën.

Të premten Distria fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Për Distrinë është e treta e artë në Paris. Nora u rendit e pesta, ndërsa Flaka Loxha e shënoi një fitore në kategorinë deri 57 kilogramë.

Të shtunën Akil Gjakova fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri 73 kg. Tradicionalisht është kategoria me më së shumti konkurrencë. Gjithsej 69 xhudistë garuan në këtë kategori. Në mesin e tyre edhe Dardan Cena, që u rendit i shtati, një rezultat që trajneri Kuka e vlerëson lart. Laura Fazliu nuk e kishte ditën dhe u eliminua në luftën e dytë. Të dielën në tatami dolën Loriana Kuka, që u ndal në luftën e parë, dhe Shpati Zekaj që kaloi një xhudist të njohur francez e më pas humbi luftën që njëherë e kishte fituar.

Leave a Comment