Sot në turneun ndërkombëtar Alpe Adria në Lignano të Italisë janë ndeshur grupmosha e Juniorëve U21.

Atje u ndeshen Arbër Nikqi (-66kg), Selim Berisha (-73kg), Arbër Kullashi (-81kg), Rios Kuka (-90kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg).

Arbër Kullashi (-81kg) fitoi 4 ndeshje dhe humbi 1, ai në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin nga Bosnja dhe Hercegovina Kerim Hasic, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon italianin Simone Sepulveres.

Kullashi në çerekfinale mposhti me Wazaari italianin tjetër Gabriele Sammartino.

Në gjysëmfinale mposhti me Wazaari italianin, Simone Praiotto.

Kullashi në finale humbi me Ippon nga italiani, Mattia Gallina dhe u stolis me medalje të argjendtë.

Shpati Zekaj (-100kg) në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianin, Danilo Gaggero.

Në gjysëmfinale Shpati u lëndua gjatë ndeshjes me italianin Gennaro Pirelli dhe kështu nuk mundi të vazhdonte tutje.

Rios Kuka (-90kg) fitoi 2 ndeshje dhe humbi 2, ai në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianin Gabrielle Giannelli, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari italianin tjetër Luca Pigozzo.

Kuka në çerekfinale humbi me Ippon nga garuesi italian Gianluca Iudicelli dhe u kualifikua të ndeshej në repasazh, ai në ndeshjen e parë të repasazhit humbi me Ippon nga italiani Raffaele Verdirame dhe nuk vazhdoi tutje.

Arbër Nikqi (-66kg) fitoi 1 ndeshje dhe humbi 1, në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon italianin Thomas Berluti, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga italiani tjetër Maria Simone Corrao dhe përfundoi garën.

Selim Berisha (-73kg) fitoi 1 ndeshje dhe humbi 1, në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin italian Matteo Virgilio, në ndeshjen e dytë ai humbi me Ippon nga italiani Gioele Greco dhe përfundoi garën.