Distria Krasniqi (-48kg) fitoi 4 ndeshje dhe humbi 1 për të u stolisur me medalje të bronztë.

Distria në ndeshjen e parë mposhti me Ippon mongolen Urantsetseg Ganbaatar, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari spanjollen Julia Figueroa.

Krasniqi në çerekfinale mposhti me Wazaari Kampionen Olimpike aktuale, argjentinasen Paula Pareto.

Në gjysëmfinale Distria humbi kundër japonezes Funa Tonaki me Wazaari dhe Ippon.

Krasniqi për të bronztën mposhti me Ippon spanjollen Laura Abelenda Martinez.

 

Majlinda Kelmendi (-52kg) fitoi 4 ndeshje dhe humbi 1 për të u stolisur me medalje të bronztë.

Kelmendi në ndeshjen e parë mposhti meksikanen Luz Olvera me Ippon, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari garuesen nga Polonia Agata Perenc.

Majlinda në çerekfinale mposhti japonezen Ai Shishime me 3 denime për Ippon.

Në gjysëmfinale Kelmendi humbi nga japonezja tjetër Uta Abe me Ippon.

Për medalje të bronztë mposhti me Ippon garuesen nga Portugalia Joana Ramos.

Nesër ndeshen Akil Gjakova (-73kg) dhe Nora Gjakova (-57kg).

Të premten ndeshet Loriana Kuka (-78kg).