Distria Krasniqi (-48kg) sot është stolisur me medalje të artë në World Judo Masters që po mbahet në Qingdao të Kinës, pas 4 fitoreve radhazi.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari gjermanen Menz, në çerekfinale mposhti poashtu me Wazaari garuesen nga Kazakistani Galdbadrakh.

Distria në gjysëmfinale mposhti me Wazaari mongolezen Munkhbat.

Krasniqi në finale mposhti me Ippon mongolezen tjetër Ganbaatar.

Nesër ndeshet Akil Gjakova (-73kg) dhe mund ta ndiqni nga ora 03:00 drejtpërdrejtë në linkun e mëposhtem:

https://live.ijf.org/masters2019/live_video

Rezultatet e garës në linkun:

http://www.ippon.org/masters2019.php