Sot në Grand Slam Paris po ndeshen 3 garuese nga Kosova, ku Distria Krasniqi (-52kg) ka arritur në finale me 4 ndeshje të fituara radhazi!

Në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari  garuesen nga Algjeria, Faiza Aissahine.

Distria në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon francezen Penelope Bonna.

Në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon nënkampionen Botërore, japonezen Ai Shishime.

Krasniqi në gjysëmfinale mposhti poashtu me 3 denime për Ippon Kampionen Olimpike nga Londra 2012, brazilianen Sarah Menezes.

Distria në finale ndeshet me garuesen italiane Odette Giuffrida.

Nora Gjakova (-57kg) në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Azerbajxhani Alexandra-Larisa Florian.

Në ndeshjen e dytë Nora mposhti me 3 denime për Ippon francezen Priscilla Gneto edhe pse ishte duke humbur me Wazaari.

Në çerekfinale humbi me Wazaari  nga portugezja Telma Monteiro dhe u kualifikua të ndeshej në repasazh.

Në repasazh Nora mposhti me 3 denime për Ippon kanadezen Jessica Klimkait.

Për medalje të bronztë do të ndeshet me francezen Sarah Leonie Cysique.

Laura Fazliu (-63kg) në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken Minel Akdeniz.

Fazliu në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga koreanja Hee Ju Han dhe u eliminua nga gara.

Ndeshjet finale mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë  nga ora 17:00 në linkun:

https://live.ijf.org/gs_fra2020/live_video

Rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/gs_fra2020.php