Reprezentacioni i Kosovës për Senior po merr pjesë në kampin ndërkombëtar në Herstal të Belgjikës, i organizuar nga Federata e xhudos së Belgjikës në bashkëpunim me Federatën Evropiane të xhudos.

Nga ekipi kosovar po marrin pjesë: Majlinda Kelmendi, Loriana Kuka, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Shigeki Nakamura, bashkë me ta edhe trajneri i reprezenatacionit Driton Kuka.

Në këtë kamp po marrin pjesë një numër i madh i shteteve të cilat ashtu sikurse ekipi ynë do të jenë pjesëmarrëse në Grand Slam të Parisit që mbahet këtë fundjavë me 8-9 shkurt.