Ekipi i meshkujve i përbërë nga Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Rios Kuka dhe Anes Veseli zhvilluan përgatitjet për dy javë ditë në Tokio të Japonisë.

Atje ekipi Kosovar zhvilluan stërvitje intenzive të orientuara më shumë kah ana teknike si dhe kah ndeshjet, kamp ky që i duhet çdo garuesi.

Në anën tjetër përzgjedhësi i Kosovës Driton Kuka, po zhvillon përgatitjet me ekipin e vajzave ku do qendrojnë për 1 javë ditë në Kampin Olimpik në Romë të Italisë.

Atje po zhvillojnë përgatitje intenzive me xhudistet me të mira në Evropë dhe Botë për garat që do vijnë në vazhdim.

Në këtë kamp po marrin pjesë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Erza Muminoviq dhe Fationa Kasapi.