Ekipi i seniorëve, juniorëve dhe kadetëve pas përgatitjeve në Koln (Femrat) dhe në Berlin (Meshkujt), këtë javë po vazhdojnë pergatitjët në Poreç të Kroacisë, ku po mbahet Festivali i xhudos për të 6 herë me radhë. Seniorët e kanë përgatitjën finale para Lojërave Olimpike Evropiane, juniorët për Kupat Evropiane të radhës, kurse kadetët për Festivalin Olimpik Evropian për të rinjë.

Atje po mbahen edhe stërvitje për grupmoshat e reja, seminar me xhudistët me nevoja të veçanta si dhe seminar lidhur me administrimin dhe organizimin, siç janë projektet e edukimit, mediave dhe anti-dopingut.

Majlinda KELMENDI duke keshilluar dhe duke ju përgjigjur pyetjeve të xhudistëve të rinjë

Majlinda KELMENDI duke mbajtur seminar me xhudistët me nevoja të veçanta

Ekipi i vajzave me trajnerin Driton KUKA në Koln të Gjermanisë

Ekipi i meshkujve me ndihmës trajnerin Fatos TABAKU në Berlin të Gjermanisë