Erza Muminoviq (-48Kg) dhe Flaka Loxha (-57Kg) sot fituan medaljet e arta ne kategorite e tyre ne Kupen Evropiane per Juniore qe po mbahet ne Athine te Greqise.

16 vjeqarja Erza Muminoviq,ne nje konkurrence prej 18 xhudisteve ne kategorine -48Kg,fitoj te arten pas kater fitoreve.

Ne ndeshjet eleminuese Muminoviq e mposhti me Ippon xhudisten nga Greqia Theodorakopoulou dhe me Wazaari xhudisten nga Bullgaria Dimitrova.

Ne gjysemfinale e mposhti me Ippon garuesen ruse Borisova dhe ne finale e mposhti poashtu me Ippon xhudisten nga Austria Springer.

Flaka Loxha tregoj po ashtu nje paraqitje te shkelqyeshme,ajo fitoj te arten pas kater fitoreve,ne nje konkurrence prej 29 xhudistesh, ne kategorine -57Kg.

Ne raundin e pare Loxha e mposhti me wazaari Kampionen Evropiane per Kadete,turken Bozkurt,kurse ne raundin e dyte e mposhti me Ippon garuesen nga Gjermania Zapros.

Ne gjysemfinale e mposhti me wazaari hungarezem Varga.

Ne finale Loxha e mposhti me Ippon xhudisten Austriake Grabner.

Laura Fazliu ne kategorine -63 Kg,me dy fitore dhe dy humbje u radhit e 5-ta.

Ajo per medalje te bronzte u mposhte nga xhudistja nga Izraeli Amihai.

Fationa Kasapi (-(57Kg) u eleminua ne raundin e pare nga hungarezja Karman.

Neser do te ndeshen edhe dy xhudistet Arber Kullashi (-81Kg) dhe Shpati Zekaj (-100Kg).