Erza Muminoviq (-48kg) sot ka garuar në kupën Evropiane U18 në Follonika të Italisë, ajo fitoi 3 ndeshje dhe humbi 2.

Erza në ndeshjen e parë humbi me Ippon, nga garuesja italiane Carlotta Avanzato, ajo u terhoq nga kundërshtarja për të garuar për medalje të bronztë.

Në ndeshjen e parë të repasazhit Erza mposhti me Ippon, francezen Clemence Polet.

Në ndeshjen e dytë Erza mposhti me Ippon, hungarezen Rita Rebeka Koszegi.

Erza në ndeshjen e tretë mposhti me Ippon, rusen Aina Moiseeva.

Për medalje të bronztë humbi me Ippon, nga italianja Sara Russo, edhe pse ishte duke udhëhequr me Wazaari.

Nesër ndeshen tre garues,

Fationa Kasapi (-57kg), Anes Veseli (-81kg), Rios Kuka (-90kg).