Erza Muminoviq (-48kg) u stolis me medalje të bronztë pas 1 humbje e 5 fitoreve radhazi.

Erza në ndeshjen e parë humbi me Ippon nga Japonezja Hikari Yoshioka.

Muminoviq pas humbjes në ndeshjen e parë ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh pasiqë kundërshtarja e saj shkoi deri në gjysëmfinale.

Ajo në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon francezen Lea Beres.

Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Ippon garuesen nga Spanja Carmen Del Zuleima Sanchez Falcon.

Muminoviq në ndeshjen e tretë mposhti me Wazaari hungarezen Anna Kriza.

Në ndeshjen e katërt mposhti me Ippon polaken tjetër Karolina Mika.

Erza në ndeshjen për medalje mundi me Ippon hungarezen Rita Rebeka Koszegi.

Sot ndeshet Fationa Kasapi (-57kg).