Sot Erza Muminoviq (-48kg) ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane U18 në Cluj-Napoca të Rumanisë.

Erza fitoi 5 ndeshje, ajo mposhti garueset nga Turqia, 2 nga Italia, në gjysëmfinale mposhti gjeorgjianën dhe në finale rumunen.

Në ndeshjen e parë Erza mposhti me Ippon turken Yaren Komurcu.

Ajo në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari italianen Chiara Zuccaro, në kohë të rregullt.

Në çerekfinale mposhti me Ippon italianen tjetër Giulia Carna.

Erza në gjysëmfinale mposhti me Wazaari gjeorgjianën Diana Filkina Gagoshidze.

Në finale mposhti me 3 denime për Ippon rumunen Iasmina Covaciu.