Fationa Kasapi (-57kg) sot është renditur e 7-ta në Kupën Evropiane për Kadetë në Cluj-Napoca të Rumanisë.

Fationa në ndeshjen e parë mposhti me Ippon serben Dunja Mirkov.

Në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari hungarezen Fruzsina Peter.

Ajo në ndeshjen e tretë humbi me Wazaari dhe Ippon nga turkja Ozlem Yildiz.

Pas humbjes ajo u kualifikua të ndeshet për medalje të bronztë, në ndeshjen e parë ajo mposhti me Ippon hungarezen Bianka Darida.

Në ndeshjen e dytë ajo humbi me Ippon edhe pse ishte duke udhëhequr me Wazaari me francezen Yeticia Wennie Ouedraogo.