Federata e xhudos së Kosovës sot ka zyrtarizuar bashkëpunimin për sponzorizim me “Elkos Group”, ky sponzor do të jetë një përkrahës i fuqishëm drejt sukseseve të reja për xhudon kosovare.

Ky bashkëpunim u zyrtarizua në takimin e Kryetarit të Federatës së xhudos së Kosovës Agron Kuka si dhe pronarit të “Elkos Group” Ramiz Kelmendi.

Në këtë takim mori pjesë edhe Kampionja Olimpike Majlinda Kelmendi, Drejtori Sportiv Driton Kuka, si dhe stafi i “Elkos Group”.

Federata e xhudos së Kosovës falenderon komplet stafin e “Elkos Group” dhe shpresojmë e besojmë në bashkëpunim të suksesshëm nga sot e tutje.