Flaka Loxha (-57kg) medaliste e bronztë në Kampionatin Evropian për Junior në Vanta të Finlandës, me 4 fitore e 1 humbje.

Loxha në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Azerbajxhani Ulviyya Bayramova.

Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me 3 denime për Ippon boshnjaken Andjela Samardzic.

Flaka në ndeshjen e tretë humbi me 3 denime për Ippon nga gjermanja Seija Ballhaus.

Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku mposhti holandezen Pleuni Cornelisse me 3 denime për Ippon në vazhdime pas një ndeshje të gjatë.

Për medalje të bronztë mposhti me Ippon rusen Vita Maidanik.

Nesër ndeshen Laura Fazliu (-63kg) dhe Arbër Kullashi (-81kg), të shtunën Shpati Zekaj (-100kg).

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni nesër  nga ora: 10:00 dhe pasnesër nga ora 11:00 në linkun:

https://eju.net/calendar-detail/3852

Rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/ec_jun2019.php