Ekipi Kosovar nesër dhe pasnesër do të garojë në Grand Prix Tel Aviv të Izraelit.

Kjo është gara e parë e vitit Olimpik, ku fitohen pikë Olimpike.

Në këtë Grand Prix Kosova merr pjesë me këta garues: Erza Muminoviq (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Flaka Loxha (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).

Erza, Flaka dhe Laura do të marrin pjesë për herë të parë në një garë të këtij niveli.

Erza Muminoviq në ndeshjen e parë takohet me brazilianen Sarah Menezes, hiç më pak se Kampione Olimpike në Londër 2012.

Nora Gjakova në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Hong Kongu, Sum Po Leung.

Flaka Loxha në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Kazakistani, Sevara Nishanbayeva.

Laura Fazliu ndeshet pasnesër dhe në ndeshjen e parë takohet me fituesen e ndeshjes ndërmjet ruses Ekaterina Valkova dhe meksikanes Prisca Awiti Alcaraz.

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund ti ndiqni nesër dhe pasnesër nga ora 08:30 në linkun:

https://live.ijf.org/gp_isr2020/live_video

Rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/gp_isr2020.php