Nesër fillon gara Grand Slam Abu Dabi në Emiratet e bashkuara arabe, atje do të marrin pjesë 5 kontinente, 95 shtete dhe rreth 550  garues.

Kosovën do ta përfaqësojnë 4 garues: Majlinda Kelmendi(-52kg), Nora Gjakova (-57kg) që ndeshen nesër, Akil Gjakova (-73kg) ndeshet pasnesër dhe Loriana Kuka (-78kg) ndeshet ditën e shtunë.

Majlinda Kelmendi në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Ivori Kosti Salimata Fofana.

Nora Gjakova në ndeshjen e parë takohet me garuesen serbe Marica Perisic.

Akil Gjakova në ndeshjen e parë takohet me fituesin e ndeshjes ndërmjet garuesit nga Arabia Saudite Andulelah Albali dhe garuesit nga India Nilesh Balhara.

Loriana Kuka në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Uzbekistani Nodira Yuldasheva.

Bashkë me garuesit atje po marrin pjesë trajneri Driton Kuka dhe kryetari Agron Kuka.

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni nesër dhe pasnesër nga ora 07:00 kurse ditën e shtunë nga ora 08:00, ndeshjet finale nga ora 15:00 në linkun:

https://live.ijf.org/gs_uae2019/live_video

Rezultatet e garës në linkun:

http://www.ippon.org/gs_uae2019.php