Nesër dhe pasnesër do të mbahet gara prestigjioze Grand Slam Paris me më shumë se 20,000 shikues në një atmosferë të mrekullueshme sportive, atje do të marrin pjesë 117 shtete dhe rreth 700 garues.

Nga Kosova marrin pjesë 3 garuese:

Distria Krasniqi (-52kg) që në ndeshjen e parë do të takohet kundër garueses nga Algjeria, Faiza Aissahine.

Nora Gjakova (-57kg) që në ndeshjen e parë takohet me fituesen e ndeshjes ndërmjet garueses nga Azerbajxhani Alexandra-Larisa Florian dhe garueses nga Vietnami, Ngoc Diem Phuong Nguyen.

Laura Fazliu (-63kg) ku në ndeshjen e parë takohet kundër turkes Minel Akdeniz.

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni nga ora 08:00 në linkun:

https://live.ijf.org/gs_fra2020/live_video

Rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/gs_fra2020.php