Ekipi Olimpik i xhudos Kosovare po merr pjesë në Kampin më të madh Olimpik në Mittersill të Austrisë, ku po marrin pjesë 67 shtete dhe rreth 1,100 garues.

Ky kamp është përgaditja e parë e sezonës së ngjarjes më të madhe për këtë vit që janë Lojërat Olimpike në Tokio të Japonisë.

Në këtë kamp po marrin pjesë edhe ekipi i Juniorëve të përfaqësueses së Kosovës në gara ndërkombëtare.

Atje po marrin pjesë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Fatjona Kasapi, Shpati Zekaj, Arbër Kullashi, Selim Berisha, Rios Kuka, Anes Veseli, Fisnik Hyseni dhe Dardan Cena, bashkë me ta edhe kryetari Agron Kuka, trajneri Driton Kuka, si dhe ndihmës trajnerët Fatos Tabaku dhe Mustafë Veseli.

Gara e parë për këtë vit është Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit, ku do të marrin pjesë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Flaka Loxha.

Kurse ekipi i Juniorëve po përgatitet për sfidat e radhës që i presin këtë vit në gara ndërkombëtare.