Ekipi Olimpik dhe Juniorët U21 po marrin pjesë në Kampin Olimpik që po mbahet në Nymburk të Çekisë.

Atje po marrin pjesë 12 xhudistë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fationa Kasapi, Shpati Zekaj, Arbër Kullashi, Selim Berisha.

Ekipi po udhëheqet nga trajneri Driton Kuka si dhe asistent trajneri Fatos Tabaku.

Stërivtjet po zhvillohen intenzivisht çdo ditë, 2 herë në ditë.

Në këtë Kamp Olimpik po marrin pjesë një numër i madh i shteteve si: Çekia, Rusia, Izraeli, Sllovakia, Hungaria, Polonia, Britania e madhe, Gjeorgjia etj.

Garuesit tonë po përgatitën atje për garat vijuese dhe për Kampionatin Evropian për Senior që do të mbahet me datë 01-03 Maj në Pragë të Çekisë.