Ekipi Olimpik po vazhdon përgatitjet drejt Lojërave Olimpike Tokyo 2020 në kampin ndërkombëtar olimpik në Romë të Italisë, atje po zhvillohen përgatitjet që nga fillimi i javës dhe mbarojnë nesër, bashkë me ekipin si zakonisht po merr pjesë edhe trajneri e selektori i xhudos kosovare Driton Kuka.

Më shumë se 250 xhudistë nga 30 shtete po strëviten së bashku në qendrën olimpike Fijlkam, po marrin pjesë medalistë olimpik, botëror e evropian.

Xhudistët tanë po përgatitën për garat e ardhshme, ekipi olimpik po zhvillon përgatitjet para garës Grand Slam që mbahet nga 24 deri me 26 Tetor në Abu Dabi të Emirateve të bashkuara arabe, kurse Shpati Zekaj po përgatitet atje për Kampionatin Botëror për Juniorë që mbahet nga 16 deri me 19 Tetor në Marrakesh të Marokos.

Pas kësaj përgatitje ekipi i vajzave nga java tjetër vazhdon përgatitjet edhe për disa ditë në Berlin të Gjermanisë.