Sot ka filluar Kampionati Botëror për Juniorë në Marrakesh të Marokos, atje do të marrin pjesë 5 kontinente, 81 shtete dhe rreth 520 garues.

Nga Kosova do të marrin pjesë 3 garues: Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) që do të ndeshen nesër dhe Shpati Zekaj (-100kg) ndeshet të shtunën.

Flaka Loxha në ndeshjen e parë pret fituesen e ndeshjes mes garueses nga Portugalia Beatriz Barata dhe amerikanes Mariah Holguin.

Laura Fazliu në ndeshjen e parë takohet me italianen Nicolle D Isanto.

Shpati Zekaj në ndeshjen e parë do të takohet me garuesin nga Hungaria Peter Arvai.

Bashkë me garuesit po merr pjesë edhe ndihmës trajneri Fatos Tabaku.

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni nga ora 10:00 në linkun:

https://live.ijf.org/wc_jun2019/live_video

Rezultatet e garës në linkun:

http://www.ippon.org/wc_jun2019.php