Kosova do të merr pjesë me 4 xhudistë në Kampionatin Evropian për Junior që do të mbahet me datë 12-15 Shtator, në Vanta të Finlandës.

Atje do të ndeshen: Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg), Arbër Kullashi (-81kg), Shpati Zekaj (-100kg).

Flaka ndeshet sot nga ora 10:00, në ndeshjen e parë ajo do të takohet me xhudisten nga Azerbajxhani Ulviyya Bayramova.

Laura dhe Arbëri ndeshen nesër nga ora 10:00, Laura në ndeshjen e parë do të takohet me garuesen Hungareze Kira Katzenmajer. Arbëri në ndeshjen e parë takohet me garuesin nga Sllovakia Barto Alex.

Shpati ndeshet të shtunën nga ora 11:00 dhe ai  në ndeshjen e parë pret fituesin nga ndeshja ndëmjet garuesit italian Enrico Bergamelli dhe gjeorgjianit Ilia Sulamanidze.

Bashkë me ta është edhe ndihmës trajneri Kushtrim Gashi.

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni në linkun:

https://eju.net/calendar-detail/3852

Rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/ec_jun2019.php

Blloku final çdo ditë nga ora: 15:30.