Sot në palestrën e sporteve “Karagaqi” në Pejë është mbajtur Kampionati i Kosovës për Senior, në këtë Kampionat moren pjesë këto klube: Kxh “Ippon”, Kxh “Trepca”, Kxh “Prishtina”, Kxh “Kodokan”, Kxh “Llapi”, Kxh “Polici”, Kxh “Sankaku”, Kxh “Gjilani”, Kxh “Studenti”. Në këtë Kampionat morën pjesë rreth 100garues. Garuesit më të mirë u shpallen: Selim Berisha për meshkuj dhe Nora Gjakova për femra. Klubi më i mirë u shpall Kxh “Ippon” me 13 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 3 të bronzta, në vendin e dytë u rendit Kxh “Sankaku” me 1 të artë dhe 1 të argjendtë, dhe në vendin e tretë u rendit Kxh ”Llapi” me 3 të argjendta dhe 1 të bronztë.                                                       Në këtë garë u zhvilluan ndeshje cilësore e pa lendime, në një atmosferë të bukur sportive. Organizator i këtij Kampionati ishte Federata e xhudos së Kosovës dhe klubi i xhudos “Ippon” nga Peja. Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami dhe Fatmir Salihaj.

 

FITUESIT E MEDALJEVE TE ARTA SIPAS KATEGORIVE:

 

MESHKUJT

-60 KG

1.ART VESELI (SANKAKU-FUSHE KOSOVE)

-66 KG

1.SHIGEKI NAKAMURA (IPPON-PEJE)

-73 KG

1.SELIM BERISHA (IPPON-PEJE)

-81 KG

1.ARBER KULLASHI (IPPON-PEJE)

-90 KG

1.RIOS KUKA (IPPON-PEJE)

-100KG

1.SHPATI ZEKAJ (IPPON-PEJE)

+100 KG

1.ERMIR GJIKOLLI (IPPON-PEJE)

 

FEMRAT

-48 KG

1.DISTRIA KRASNIQI (IPPON-PEJE)

-52KG

1.ERZA MUMINOVIQ (IPPON-PEJE)

-57 KG

1.FATIONA KASAPI (IPPON-PEJE)

-63KG

1.NORA GJAKOVA (IPPON-PEJE)

-70 KG

1.FLAKA LOXHA (IPPON-PEJE)

-78 KG

1.LAURA FAZLIU (IPPON-PEJE)

+78 KG

1.LORIANA KUKA (IPPON-PEJE)