Kryeministri Haradinaj nderoi klubin e xhudos “Ippon” me vizitë si dhe ju bashkangjit stërvitjes së ekipit Olimpik në palestren e xhudos në Pejë.
Ai sonte ndeshjën e tij të parë e zhvilloi me Kampionen Olimpike Majlinda Kelmendi.

Kryetari i Federatës Agron Kuka solemnisht gjatë stërvitjes promovoi Kryeministrin me titullin e nderit, Mjeshtër i xhudos Brezi i Zi 1 Dan.

Driton Kuka u nderua si trener nga Kryeministri me mirënjohjen “ Gjergj Kastrioti – Skenderbeu “ për punën dhe arritjet me ekipin e tij.

Kjo ishte stërvitja e parë me Kryeministrin si njohës i rrallë i Arteve Marciale dhe ai iu premtoi që prapë do të jetë me ta në stërvitjet e ardhshme.