Sot Laura Fazliu (-63kg) u stolis me medalje të bronztë pas 5 fitoreve dhe 1 humbje, në Kampionatin Botëror U21 që po mbahet në Marrakesh të Marokos.

Fazliu në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianen Nicolle D Isanto. Në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Kazakistani Krisitina Sotnikova. Fazliu në ndeshjen e tretë mposhti poashtu me Wazaari dhe Ippon polaken Natalia Kropska.

Në çerekfinale ajo humbi me Wazaari nga serbja Anja Obradovic, kështu ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh.

Laura në repasazh mposhti me Ippon garuesen gjermane Annabelle Winzig.

Fazliu për medalje të bronztë mposhti me Ippon garuesen nga Çekia Renata Zachova.

Të shtunën ndeshet Shpati Zekaj (-100kg).

Ndeshjet e Shpatit mund t’i ndiqni  drejtpërdrejtë nga ora 11:30 në linkun:

https://live.ijf.org/wc_jun2019/live_video

Rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/wc_jun2019.php