Laura Fazliu (-63kg) është ndeshur sot në Kampionatin Evropian për Junior, ajo fitoi 4 ndeshje dhe humbi 1 për të u stolisur medalje të bronztë.

Laura në ndeshjen e parë mposhti me Ippon hungarezen Kira Katzenmajer, në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon rusen Anastasiia Goncharova.

Në çerekfinale mposhti me Wazaari gjermanen Dena Pohl.

Fazliu në gjysëmfinale humbi me Ippon kundër gjermanes tjetër Annabelle Winzig.

Ajo për medaljen e bronztë mposhti me Wazaari garuesen nga Çekia Renata Zachova.

Nesër ndeshet Shpati Zekaj (-100kg) nga ora 11:00 dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në linkun:

https://eju.net/calendar-detail/3852

Kurse rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/ec_jun2019.php