Laura Fazliu (-63kg) sot po ndeshet në Kampionatin Evropian për Junior, ajo fitoi 3 ndeshje dhe humbi 1 dhe tani ndeshet për medalje të bronztë.

Laura në ndeshjen e parë mposhti me Ippon hungarezen Kira Katzenmajer, në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon rusen Anastasiia Goncharova.

Në çerekfinale mposhti me Wazaari gjermanen Dena Pohl.

Fazliu në gjysëmfinale humbi me Ippon kundër gjermanes tjetër Annabelle Winzig.

Ajo për medaljen e bronztë do të ndeshet me garuesen nga Çekia Renata Zachova.

Arbër Kullashi (-81kg) u eliminua në ndeshjen e parë, nuk i’u dha mundësia të vazhdonte garën.

Blloku final nga ora 15:30 në linkun:

https://eju.net/calendar-detail/3852

Rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/ec_jun2019.php