Si çdo vit Komiteti Olimpik i Kosovës shpalli më të mirët e vitit.

Majlinda Kelmendi u shpall sportistja e vitit 2019, për herë të tretë radhazi, ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk, medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Tokio, fituese e Grand Slam Abu Dabi, Grand Slam Dyseldorf, Grand Prix Tel Aviv.

Akil Gjakova u shpall sportisti i vitit 2019, ai fitoi medaljen e artë në Grand Prix Budapest, i pesti në Masters Qingdao ku lendimi ia pamundësoj medaljen, i pesti edhe në Grand Slam Paris e Grand Slam Baku.

Laura Fazliu shpresa e vitit (f) 2019, ajo fitoi medaljen e bronztë në Kampionation Botëror për Juniorë në Marrakesh dhe në Kampionatin Evropian për Juniorë në Vanta.

Driton Kuka trajner i vitit 2019, për herë të katërt radhazi.

Xhudistët e Kukës fituan tri medalje të bronzta në Kampionatin Botëror në Tokio, dhe një të bronztë në botërorin U-21.

Krahas tyre, nuk munguan edhe medaljet evropiane. Tri të tilla: një e artë, një e argjendtë dhe një e bronztë u fituan në Lojërat Evropiane të Minskut, si dhe dy të bronzta në Kampionatin Evropian për Juniorë.

Nuk munguan edhe medaljet në garat e Masters, Grand Slam e Grand Prix.

Mysafir i veçantë në këtë ceremoni ishte Presidenti i federatës ndërkombëtare të xhudos Marius Vizer, që është njeriu i cili ka shumë merita për sportin e shtetit tonë të ri.
Përveç tij mori pjesë edhe zyrtarja e lartë e IJF Lisa Allan përndryshe ideatore për shtatorën pranë IJF, të cilin propozim e përkrahu Presidenti i federatës ndërkombëtare të xhudos!