Akil Gjakova (-73kg) sot po ndeshet në World Judo Masters që po mbahet në Qingdao të Kinës. Gjakova fitoi 3 ndeshje radhazi deri në gjysëmfinale, në ndeshjen e parë mposhti me Ippon gjermanin Zingg, në ndeshjen e dytë mposhti poashtu me Ippon rusin Mogushkov.

Në çerekfinale ai mposhti me Ippon kinezin Saiyinjirigala.

Akili humbi në gjysëmfinale nga japonezi Hashimoto, për shkak të lendimit që e pësoj gjatë fundit të kësaj ndeshje dhe nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.

Gjakova nuk do të mund të ndeshet as për medalje të bronztë kundër garuesit nga Azerbajxhani Orujov.

Akili në këtë gare fitoi 648 pikë Olimpike.