Dje dhe sot garuesit tonë u ndeshen në Lojërat Olimpike Evropiane për të rinjë.

Atje morën pjesë tre garues nga Kosova:

Erza Muminoviq (-48kg), Fatjona Kasapi (-57kg), Festim Beqiri (-66kg).

Erza Muminoviq në ndeshjen e parë u takua me garuesën nga Hungaria Anna Kriza, prej së cilës humbi me Ippon edhe pse ishte duke udhëhequr me Wazaari, dhe kështu asaj nuk iu dha mundësia të vazhdonte garën tutje.

Fationa Kasapi në ndeshjen e parë humbi me Wazaari dhe Ippon nga Sllovenja Tjasa Muha Rozman, as asaj nuk iu dha mundësia të vazhdonte garën.

Festim Beqiri në ndeshjen e parë mundi me Wazaari dhe Ippon në vazhdime garuesin nga Estonia Randel Pastil.

Beqiri në ndeshjen e dytë humbi me Wazaari dhe Ippon nga rusi Saikhan Shabikhanov.

Pas kësaj ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku prapë humbi në ndeshjen e parë me Wazaari dhe Ippon, kundër garuesit nga Azerbajxhani Matin Rzazade.

Beqiri në këtë garë u rendit i 9-ti.