Lojërat Olimpike shtyhen për vitin 2021,
ky ishte një lajm i pritur për botën e sportit për shkak të gjendjes që ka kapluar të gjithë rruzullin tokësor.

Ekipi Olimpik i xhudos është përgatitur për plot 4 vite drejt normës e mandej drejt Olimpiadës në Tokio.

Foto nga Lojërat Olimpik, Rio 2016

Tanimë Ekipi Olimpik i xhudos së Kosovës numëron 5 Norma Olimpike, që të gjithë me nivel të lartë si rezultat i një sistemi 4 vjeçar të punës sistematike, tashmë duhet të presim për një datë të re për Lojërat Olimpike, Tokyo 2021.

Ekipi Olimpik është izoluar dhe tani janë në ditën e 10 të izolimit dhe po ndjehen mirë.

Urojmë që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe ta tejkalojmë këtë pandemi që ka pushtuar botën.