Loriana Kuka (-78kg) është renditur e 5-ta në Grand Slam të Abu Dabit, ajo ka fituar 3 ndeshje e ka humbur në gjysëmfinale dhe për të bronztën.

Kuka në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Uzbekistani Nodira Yuldasheva.

Ajo në ndeshjen e dytë mposhti me 3 denime për Ippon kinezen Fei Chen.

Loriana në çerekfinale mposhti poashtu me 3 denime për Ippon britanezen Natalie Powell.

Kuka në gjysëmfinale humbi me Wazaari kundër sllovenes Klara Apotekar.

Për medalje të bronztë humbi me Ippon kundër Kampiones aktuale botërore, francezes Madeleine Malonga.

Kosova në këtë Grand Slam mori pjesë me 4 garues, Majlinda Kelmendi u stolis me medalje të artë, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova humbën në ndeshjen e dytë, Loriana Kuka përfundoi e pesta.