Loriana Kuka (-78kg) sot është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Prix të Marakeshit, pas 3 fitoreve e një humbje.

Loriana në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Tunizia Sarra Mzougui.

Në çerekfinale mposhti me Ippon, austriaken Bernadette Graf.

Ajo në gjysmëfinale mposhti me Wazaari gjermanen Luise Malzahn.

Në fianle humbi me Wazaari nga gjermanja tjetër Maria Anna Wagner.

Fationa Kasapi (-57kg) sot ka shkëlqyer në Kupën Evropiane U18 në Zagreb të Kroacisë.

Fationa fitoi 5 ndeshje me Ippon dhe humbi vetëm një, atë të finales, duke u stolisur me medalje të argjendtë.

Në ndeshjen e parë Fationa mposhti garuesen nga Izraeli Maya Michaelov.

Në të dytën mposhti kroaten Ines Filipovic.

Fationa në ndeshjen e tretë mposhti francezen Martha Fawaz.

Ajo në çerekfinale mposhti garuesen hungareze Nikolett Nyiri.

Në gjysmëfinale mposhti austriaken Verena Hiden.

Fationa në finale humbi nga garuesja rumune Florentina Ivanescu, dhe keshtu u stolis me medalje të argjendtë.