Loriana Kuka (-78kg) sot është stolisur me medalje të artë në Grand Prix Tbilisi, fitoi 4 ndeshje.

Loriana në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga India, Rani Rani.

Në çerekfinale Loriana mposhti me 3 denime për Ippon, holandezen IIona Lucassen.

Kuka në gjysmëfinale mposhti me Wazaari francezen Estelle Fanny Posvite.

Loriana në finale mposhti me Ippon medalisten Botërore 2017, kubanezen Kaliema Antomarchi.

Në këtë Grand Prix Kosova mori pjesë me 2 garuese dhe fitoi 2 medalje të arta, Loriana Kuka (-78kg) dhe Nora Gjakova (-57kg).