Loriana Kuka (-78kg) sot është stolisur me medalje të bronztë në Grand Slam të Budapestit.

Ajo fitoi 3 ndeshje dhe humbi 1, atë të gjysëmfinales.


Kuka në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon mongolezen, Munkhtsetseg Otgon.

Loriana në çerekfinale mposhti me Wazaari në vazhdime rusen Aleksandra Babintseva.

Ndërsa në gjysëmfinale humbi me Ippon nga garuesja franceze, Estelle Fanny Posvite.

Kuka për medalje të bronztë mposhti me Ippon në vazhdime rusen Antonina Shmeleva.

Kosova në këtë Grand Slam arriti të fitoi 2 medalje, 1 të artë nga Distria Krasniqi (-48kg) dhe një të bronztë nga Loriana Kuka (-78kg).

Kjo garë ishte mjaft e sukseshme për xhudistët Kosovar duke marrë parasysh që ishte gara e parë e nivelit të tillë pas një pauzë të gjatë, shkaku i pandemisë Covid -19.

 

Leave a Comment