Loriana Kuka (-78kg) e bronztë në Kampionatin Botëror, pas 4 fitoresh e 1 humbje.

Kuka në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari gjermanen Luise Malzahn, në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon argjentinasen Lucia Cantero.

Loriana në çerekfinale humbi me Ippon nga brazilianja Mayra Aguiar.

Ajo pas asaj humbje u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Britania e madhe Natalie Powell.

Kuka në ndeshjen për medaljen e bronztë mposhti sllovenen Klara Apotekar me Wazaari dhe Ippon.

Kosova në këtë Kampionat Botëror mori 3 medalje të bronzta dhe një vend të 7-të nga 5 garues,  Distria Krasniqi (-48kg), Majlinda Kelmendi (-52kg), Loriana Kuka (-78kg) të bronzta, Nora Gjakova (-57kg) e 7-ta, Akil Gjakova (-73kg) mbeti pa plasman.