Loriana Kuka (-78kg) sot po ndeshet në Grand Slam të Abu Dabit, ajo ka fituar 3 ndeshje e ka humbur në gjysëmfinale dhe do të ndeshet për të bronztën.

Kuka në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Uzbekistani Nodira Yuldasheva.

Ajo në ndeshjen e dytë mposhti me 3 denime për Ippon kinezen Fei Chen.

Loriana në çerekfinale mposhti poashtu me 3 denime për Ippon britanezen Natalie Powell.

Kuka në gjysëmfinale humbi me Wazaari kundër sllovenes Klara Apotekar.

Për medalje të bronztë takohet me francezen Madeleine Malonga.

Bllokun final drejtpërdrejtë mund ta ndiqni nga ora 15:00 në linkun:

https://live.ijf.org/gs_uae2019/live_video

Rezultatet e garës në linkun:

http://www.ippon.org/gs_uae2019.php

Akil Gjakova (-73kg) u ndesh dje, ai në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin nga India Nilesh Balhara, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga belgu Dirk Van Tichelt.