Majlinda Kelmendi është stolisur me medalje të artë pas 5  ndeshjeve të fituara, në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Ivori Kosti Salimata Fofana.

Kelmendi në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Kazakistani Anna Kazyulina.

Në çerekfinale ajo mposhti poashtu me Ippon koreanen Da Sol Park.

Majlinda në gjysëmfinale mposhti me Wazaari britanezen Chelsie Giles.

Në finale Majlinda mposhti me Ippon në vazhdime italianen Odette Giuffrida.

Nesër ndeshet Akil Gjakova (-73kg) kurse Loriana Kuka (-78kg) pasnesër.

Ndeshjet nesër fillojnë nga ora 07:00, kurse pasnesër nga ora 08:00 dhe mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në linkun:

https://live.ijf.org/gs_uae2019/live_video

Rezultatet e garës në linkun:

http://www.ippon.org/gs_uae2019.php