Majlinda Kelmendi (-52kg) sot ka fituar medaljen e artë në Grand Slam të Dyseldorfit, ajo i fitoi 5 ndeshje me Ippon.

Majlinda në ndeshjen e parë mposhti Gjermanen Verena Thumm.

Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me 3 denime për Ippon, Brazilianen Eleudis Valentim.

Kampionja Olimpike në çerekfinale mposhti poashtu me 3 denime për Ippon, Koreanen Bokyeong Jeong.

Në gjysmëfinale mposhti Italianen Odette Giuffrida, me të cilën u ndesh në finale të Lojërave Olimpike Rio 2016.

Majlinda në finale mposhti me 3 denime për Ippon, Mongolen Sosorbaram Lkhagvasuren.