Majlinda Kelmendi (-52kg) dhe Nora Gjakova (-57kg) sot janë ndeshur në Grand Slam të Abu Dabit.

 

Majlinda fitoi 4 ndeshje deri në finale, në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Ivori Kosti Salimata Fofana.

Kelmendi në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Kazakistani Anna Kazyulina.

Në çerekfinale ajo mposhti poashtu me Ippon koreanen Da Sol Park.

Majlinda në gjysëmfinale mposhti me Wazaari britanezen Chelsie Giles.

Në finale Majlinda takohet me italianen Odette Giuffrida.

Bllokun final mund ta ndiqni nga ora 15:00 në linkun:

https://live.ijf.org/gs_uae2019/live_video

Rezultatet e garës në linkun:

http://www.ippon.org/gs_uae2019.php

Nora në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen serbe Marica Perisic.

Gjakova humbi në ndeshjen e dytë me Wazaari kundër garueses nga Republika popullore demokratike e  Koresë Hyo Sun Ri.